Telegrafi

Chris Brown qëndron deri në orët e mëngjesit në shtëpinë e Adele

Chris Brown dhe Adele (Foto: TheSun)

Këngëtarja britanike, Adele, është bërë pjesë e faqeve rozë pasi po komentohet në të madhe për lidhjet e dashurisë.

Së fundmi, ajo është parë së bashku me këngëtarin Chris Brown, i cili kishte qëndruar me të deri në orët e mëngjesit, shkruan The Sun.

“Ai arriti me një makinë të madhe, ndërsa pranë tij ishin edhe sigurimi”, ja thënë një burim afër Adele.

Ndërkaq, Brown flitet se është njëri nga të flirtuarit e krijueses së hitit “Hello”, pas reperi Skepta.

Chris dhe Adele për herë të parë ishin takuar në vitin 2013, gjatë eventit të “Annual Grammy Awards.

32-vjeçarja atëkohë kishte komentuar edhe gjestin e këngëtarit ndaj Rihannës, për të cilën thoshte se është e dëshpëruar. /Telegrafi/