Telegrafi

Chris Brown lanson videoklipin “Back to Love”

Pas një pritje të gjatë, Chris Brown ka lansuar këngën e shumëpritur të tij me klip, “Back to Love”.

Në videoklipin plot ritëm dhe vallëzim të xhiruar në Paris në janar, Brown e lë apartmentin e tij teksa paparacët e presin jashtë tij.

Ai shfaqet te kulla e Eifelit në një klip tejet të bukur të xhiruar.

Pas “Undecided”, “Back to Love” është kënga më e re nga albumi i ardhshëm, “Indigo”.

Më herët gjatë këtij viti, ai nënshkroi një marrëveshje me RCA Records dhe do të ketë personalisht pronësi në muzikën që realizon. /Telegrafi/