Dita ditës këngëtarja gjithnjë e më shumë po shfaqet në projekte të ndryshme si modele.
Bëhet fjalë për Rihannan, e cila pos që është artiste e muzikës, gjithashtu ka biznese të ndryshme që kanë të bëjnë me gjininë femërore.
Ajo së fundi ka realizuar një fotosesion të linjës së vetë të veshjeve të brendshme, “Savage x Fenty”.
Sidoqoftë, ajo që i ka bërë të irriton fansat e bukuroshes është komentimi i ish-të dashurit të saj, Chris Brown.
Edhe pse fotot morën mijëra e miliona komente pozitive për një kohë të shkurtër, disa prej tyre u habitën.
Tifozët u bënë nervoz me komentimin e këngëtarit kur në një foto seksi të zeshkanes kishte lënë një ’emoji’ me fytyrë të habitur.
Kujtojmë se dyshja vite më parë kanë qenë në lidhje, e cila përfundoi pasi që reperi e kishte rrahur fizikisht këngëtaren nga Barbadosi.
Ndryshe, Rihanna është duke punuar në projekte të reja të muzikës që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/