Site icon Telegrafi

Chris Brown ja uron ditëlindjen Rihannas

Chris Brown ka çuditur të gjithë kur publikisht në Instagram ja ka uruar ditëlindjen Rihannas.

Në Instagram, ylli i muzikës R&B ka uruar ditëilndjen e Ririt, ish të dashurës së tij.

“Urime ditëlindjen Rihanna”, ka shkruar Brown në postimin e tij në Instagram të Rihannas kur ajo ishte fëmijë.

Urimi i ditëlindjes vjen vetëm pak javë pasi Brown sugjeroi se mund të shkojë në turne së bashku me Beyoncen dhe Bruno Marsin.

Urimi i Brown është pritur me reagime të përziera nga adhuruesit e tij. Disa u kënaqën me këtë urim, teksa tjerët kujtuan historinë e dyshes të para disa viteve (2009) ku Brown rrahu brutalisht Rihannan.

Vitin e kaluar Broën adresoi problemin në dokumentarin e tij “Welcome to My Life”.

“Ajo do të më ndjekë përgjithmonë”, u shpreh Broën për rrahjen brutale që i bëri Rihannas.

Breezy nuk ishte ylli i vetëm që ja uroi ditëlindjen Rihannas, pasi edhe yje si Ciara i dëshiruan të gjitha të mirat bukuroshes nga Barbados. /Telegrafi/

Exit mobile version