Chris Brown është fotografuar së fundmi duke kapur për fyti një mikeshë të tijën.
Në fotot ogurzi të marra në Miami të hënën në mëngjes, këngëtari i zhanrit RNB shihet me duart rreth qafës së një gruaje ndërsa një tjetër mysafir duket se përpiqet të ndërhyjë.
Gruaja duket e pikëlluar në disa nga imazhet, por më vonë buzëqesh, pasi Brown e liron atë nga duart e tij.
Sipas TMZ, Brown dhe femra në fjalë kanë këmbëngulur se ishte vetëm pak argëtim.
Ylli dhe një grup shokësh thuhet se qëndronin në një shtëpi me qira gjatë festivalit të muzikës ultra elektronike në qytet.
Avokati i këngëtares, Mark Geragos, i tha TMZ: ‘Ajo është një mike e Chris. Natyrisht që është gjallë, siç konfirmoi ajo. Kushdo që ka pushtuar privatësinë e tyre do të mbajë përgjegjësi “.
Këto fotografi dëmtuan imazhin e këngëtarit, i cili në vitin 2009 është shpallur fajtor për dhunë të ushtruar ndaj një femre, më saktësisht ish-të dashurës së tij, Rihanna. /Telegrafi/