Ishte arrestuar në vitin 2009 pasi kishte rrahur të dashurën Rihanna.
Dhe nëntë vjet pas, Chris Brown dëshiron të ta ketë në krah këngëtaren në një turne anembanë globit.
Këngëtari 28-vjeçar ka shkruar një mesazh në llogarinë personale në Twitter teksa bënte të ditur se do të donte të niste një turne me yllin e këngës “Umbrella”, ku do të ishin prezentë edhe Beyonce dhe Bruno Mars.
Brown – i cili vizitoi tre vjet më parë ishte në një turne me Trey Songz dhe Tyga – shkroi “Vetëm duke menduar …. Një udhëtim në turne botëror me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars, Chris Brown. Dy me dy”.
Ylli i hip-hop propozoi idenë e turneut së bashku me tre yjet e muzikës, të paktën duke pranuar se ishte i “çmendur”.
Just thinking…. A CRAZY WORLD TOUR would BEYONCE, RIHANNA, BRUNO MARS, CHRIS BROWN. “2 for 2”. And if y’all decide to do it without me… give me 10%. ?
— Chris Brown (@chrisbrown) February 9, 2018
Nuk është e qartë se në cilat shtete do të donte të performonte, pasi Brownit i është ndaluar të hynë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2010, me arsyetimin se ishte “fajtor për një vepër të rëndë penale”, duke rrahur Rihannën.
Ndërkohë, fituesi i Çmimit Grammy të njëmbëdhjetë, Marsi ka të ngjarë të mos jetë i disponueshëm pasi tashmë ka filluar një turne me Cardi B. /Telegrafi/