Telegrafi

Chris Brown do bëhet baba për herë të dytë

Chris Brown and Ammika Harris (Foto: Getty Images/Instagram)

Reperi amerikan, Chris Brown, pritet të bëhet baba për herë të dytë.

Një burim e ka konfirmuar për Page Six të premten se këngëtari po bëhet baba për herë të dytë, këtë herë nga lidhja me ish – të dashurën Ammika Harris. Këngëtari i hitit “She Ain’t You” po ashtu ka një vajzë pesëvjeçare me bukuroshen Nia Guzman.

Ne e dimë se ai dhe e dashura e tij e re, Indyamarie, u ndanë për shkak të shtatzënisë së Harris, edhe pse nuk ishte duke u takuar me të këtë kohë.

Brown njihet edhe për lidhjet e tij me Rihannan dhe Karrueche Transp.

Së fundmi, Chris e ka quajtur ish-të dashurën e tij, Rihanna, një ‘mbretëreshë’ në mediat sociale – një dekadë pasi sulmoi atë dhe e bëri për spital.

Dikur çifti ishin në lidhje, por marrëdhënia e tyre përfundoi në mëngjesin e 8 shkurtit të vitit 2009, kur Chris e rrahu Rihannan me ç’rast ajo përfundoi në spital. /Telegrafi/