Chris Brown u arrestua natën e së enjtes në Florida, ku po performonte si pjesë e një turneu mbarëkombëtar.
Këngëtari 29 vjeçar ishte planifikuar të këndonte në orën 7 të mbrëmjes në Coral Sky Amphitheatre në West Palm Beac. Është e paqartë nëse u arrestua para ose pas koncertit.
Këngëtarja u arrestua pasi që nuk është paraqitur në një gjykatë amerikane, tha Zyra e sherifit të qarkut të Palm Beach.
Ajo nuk pranoi të jepte detaje shtesë për atë që ishte urdhri, por tha se Brown u lirua pasi pagoi dorëzani prej dymijë dollarëve.
Këngëtari ka pasur disa probleme me ligjin, duke përfshirë akuzat për sulm fizik pas një incidenti me të dashurin e atëhershëm, Rihannën në vitin 2009.
Ai u akuzua për sulm dhe kërcënime kriminale në atë incident gjersa ka marrë një dënim në shërbim të komunitetit për pesë vjetët e ardhshëm.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja si dhe do të mbajë koncerte anembanë botës. /Telegrafi/