Site icon Telegrafi

Chris Bosh: Ende nuk e kam përfunduar me basketbollin

Basketbollisti i pensionuar, Chris Bosh tha se ende nuk ka përfunduar punën me lojën e basketbollit.

Kampioni i dyfishtë ka braktisur basketbollin më 9 shkurt të vitit 2016, pas diagnostikimit të koagulimit të gjakut në trup.

“Shkoj shpesh në palestër dhe ende mund të luaj basketboll. Nuk kam mbaruar akoma”, tha Bosh.

Ai ishte pjesë e ligës më të fortë të basketbollit në botë për 14 vjet, ku ka luajtur për Toronto Raptors, nga viti 2003 deri në vitin 2010, para se të transferohet te Miami Heat me LeBron Jamesin.

https://www.youtube.com/watch?v=7ANbZOswo54

Kanadezi u bë lojtari i parë në historinë e Raptorsave që ka shënuar dhjetë mijë pikë ndërsa me Heat-sat i fitoi dy tituj të kampionit të NBA-s.

Ai ka luajtur një total prej 893 ndeshjeve, duke regjistruar 17,189 pikë, 7,592 kërcime, 1795 asistime dhe 932 bllokada ndërsa me ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkuara ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.

Theksojmë se Bosh aktualisht është duke u shëruar prej sëmundjes së rëndë dhe se gjithçka po shkon në rregull. /Telegrafi/

Exit mobile version