Amerikani Chris Andersen do të bashkohet te Cleveland me superyllin e NBA, LeBron James, ish-shokun e tij tek ekipi i Miami, me të cilin ka fituar titullin e kampionit në 2013, shkruante shtypi amerikan.
Andersen, 38 vjeç, i njohur për tatuazhet e shumta në trup, si dhe lojën e tij agresive, ka nënshkruar një kontrate për një vit me Cavaliers, të shpallur kampione të NBA muajin e kaluar.
Ai ka kaluar dy sezone e gjysmë te Miami (2013-16) para se të luante me Memphis gjatë sezonit 2015-16. Andersen ka debutuar në NBA në 2001 me Denver.