Site icon Telegrafi

Choupo-Moting befason të gjithë, nga Championship në hero të Ligës së Kampionëve

Eric-Maxim Choupo-Moting sapo ka vërtetuar se futbolli me të vërtetë është një lojë e vjetër dhe shumë e çuditshme.

Dy vjet më parë, lojtari kamerunas u zhvendos në Championship me Stoke Cityn pas një sezoni debutues zhgënjyes në Angli.

Por, vetëm dy vjet më vonë, ai arriti të bëhet hero në garën më të madhe ekipore, Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germain arriti gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve në mënyrë dramatike me një fitore në frymën e fundit ndaj Atalantas.

Francezët ishin duke humbur 1-0 deri në minutën e fundit, por Choupo-Moting u përfshi në golin e barazimit dhe më pas shënoi golin e fitores së madhe.

Ai është gjithçka tjetër përveç zgjedhjes së parë në Paris, pasi nënshkrimi i tij në gusht të vitit 2018 u cilësua si një marrëveshje shokuese.

Por, pas shpalljes si hero i mbrëmjes në kualifikimin e PSG-së në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, tifozët kanë mbushur rrjetet sociale me komente rreth tij. /Telegrafi/

https://twitter.com/Gabadeli_/status/1293655552371851275

 

 

Exit mobile version