Chloe Zhao bëri histori të dielën pas çmimit për ‘Regjisoren më të mirë’ për filmin “Nomadland” – duke e bërë atë femrën e parë me ngjyrë dhe gruan e parë aziatike që fitoi çmimin prestigjioz në historinë 93 vjeçare të “Academy Awards”.
Fitorja e Zhao është një fitore edhe për gratë aziatike në Hollywood, të cilat shpesh neglizhohen për rolet kryesore, producentët e po ashtu edhe regjisorët.
“Nomadland” gjithashtu fitoi një ‘Oscar’ për ‘Filmin më të mirë’.
Në një fjalim të bërë, Chloe recitoi një poezi që e ka frymëzuar atë gjatë gjithë kohës.
“Njerëzit në lindje janë në thelb të mirë”, tha ajo, duke përkthyer poezinë. “Këto gjashtë letra patën një ndikim kaq të madh tek unë si fëmijë dhe ende i besoj me të vërtetë sot”.
E njëjta është gruaja e dytë që fiton një ‘Oscar’ për ‘Regjisoren më të mirë’ pas Kathryn Bigelow për “The Hurt Locker” në 2010.
Pas fitores së Zhao, Yuh-Jung Youn, e cila është nga Koreja e Jugut, fitoi çmimin për aktoren më të mirë dytësore për rolin e saj në “Minari”.
“Ocars 2021” sivjet u realizua pak më ndryshe duke respektuar kufizimet dhe masat ndaj COVID-19.
Pjesëmarrësve i është kërkuar të testohen paraprakisht dhe t’u matet temperatura. /Telegrafi/