Telegrafi

Chivu lëvdon shpirtin Interit

“E gjithë skuadra bëri një punë të madhe, pikërisht ashtu siç pritej nga ne. Luajtëm mirë në pjesën e parë, ndërsa vuajtëm pak pas pushimit, por mendoj se reaguam mirë”.

Chivu luajti mbrëmë kundër ish-bashkëlojtarit, Zlatan Ibrahimovic, mirëpo ai është shprehur mjaft miqësor.

“Ishte mirë të takoja një mik të madh dhe shpresoj se do të arrijë sukses atje”, është shprehur rumuni për “Sky Sport Italia”.