Telegrafi

Chivu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike

Rumuni u lëndua gjatë një përplasje me Sergio Pellissier, ndërsa La Gazzetta Dello Sport njofton se Chivu është operuar, pasi që ndërhyrja kirurgjike ishte e domosdoshme.

Kirurgu që bëri operacionin ka thënë se lëndimi i mbrojtësit është mjaft serioz, mirëpo ai ka besim të plotë se Chivu do të rikuperohet plotësisht, por nuk ka dhënë datë për rikthimin e tij. /Telegrafi/