Site icon Telegrafi

Chisora i zhgënjyer me humbjen nga Usyk

Dereck Chisora ka humbur meçin e shumëpritur ndaj Oleksandr Usyk për të humbur kështu edhe mundësinë e fitimit të titullit të WBO në peshat e rënda.

Chisora dhe Usyk kanë dhuruar një super-meç i cili ka zgjatur deri në fund, plot 12 raunde, ndërsa fitorja në fund i takoi ukrainasit pas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te Chisora, i cili pas meçit ka thënë se ndihet i zhgënjyer me epilogun final.

Lexo po ashtu Usyk mbetet i pamposhtur, triumfon ndaj Chisoras dhe tani e pret përballja me Anthony Joshuan

“Ndihem mirë. Unë po shtyja ritmin e meçit. Unë jam thjesht i zhgënjyer me rezultatin, jashtëzakonisht i dëshpëruar”, ka thënë fillimisht Chisora.

“Për të gjithë ata që nuk mund të arrijnë ta fitojnë një luftë, unë jam i zhgënjyer për të gjithë”.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Usyk pas shpalljes kampion bote në WBO

“Në lojën e peshave të rënda, ju duhet të luftoni dhe jo të boksoni”.

“Unë dhashë disa raunde të dobëta”, përfundoi boksieri anglez. /Telegrafi/

Exit mobile version