Site icon Telegrafi

Chisora triumfon ndaj Pulevit në super-meçin e peshave të rënda

Derek Chisora ka arritur të fitojë pas 12 raundeve revanshin ndaj Kubrat Pulev në kategorinë e peshave të rënda.

Sonte mbrëma (e shtunë) u panë dy nga emrat më të mëdhenj të kategorisë së peshave të rënda në dekadën e fundit në përballjen e tyre në O2 Arena të Londrës.

Dyshja luftuan për herë të fundit në vitin 2016, me Pulev që doli fitues në atë rast. Megjithatë, kjo ishte një luftë e ngushtë me rezultatin që u vendos nga gjyqtarët si një vendim i ndarë.

Luftë e madhe dhe interesante u zhvilluar edhe sot në revanshin e dy boksierëve të mëdhenj dhe njësoj u vendos vetëm në fund me vendim të ndarë gjyqtarëve.

Por, kësaj radhe fitues doli Chisora, i cili mori më shumë pikë nga dy gjyqtarë, për dallim nga Pulev që u vlerësua nga njëri .

(116-112 për Pulev, 116-112 dhe 116-114 për Chisora) ishin rezultatet e pikëve nga gjyqtarët.

Ndeshja u përshkua me shumë luftë nga të dy luftëtarët, të cilët patë shpeshherë goditje të forta, me Chisoran që ishte më i mirë në raundet e para, Pulev që ishin më i fortë në mesin e meçit dhe britanikun që u rikthye përsëri në fund për ta siguruar fitoren.

Kjo humbje i jep vetëbesim dhe motiv Chisoras, i cili tani ka rrugën e hapur për t’u nisur drejt ndeshjeve që konkurrohet për titull të botës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version