Telegrafi

‘Chill me Arushën’ publikon klipin e ri

Chill me Arushën (Foto: Instagram/CHILLMEARUSHEN)

“T’myti xhelozia” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar reperi i njohur me emrin artistik Chill me Arushën.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është publikuar në kanalin e On Records në YouTube.

Vete reperi ka shkruar tekstin e kësaj kënge, e cila është realizim i producentëve të njohur, ZzapnChriss.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga ZzapnChriss

Produksioni Filmnation është kujdesur për anën vizuale dhe e ka xhiruar videoklipin muzikor.

‘Labeli’ On Records së fundmi ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat i kanë publikuar yjet që janë pjesë tij.

Më 20 shkurt, Rina Balaj e publikoi këngën “Ilegal”, klipi i të cilës ka kaluar 2.3 milionë shikimi për një javë.

Ditë më parë (15 shkurt), Fero e lansoi videon muzikore të këngës “Baba për ikona” që po ashtu është pëlqyer nga fansat e tij.

Fuego (“Ribery”) e Readi (“Duki”)  janë reperët tjerë të këtij ‘labeli’ që kanë publikuar këngë gjatë muajit shkurt. /Telegrafi/