Pas fitores 1-0 ndaj Udineses, Interi nuk ka arritur të vazhdojë me fitore në Serie A.
Zikaltrit janë ndalur nga Chievo me rezultat 1-1, ky ishte barazimi i gjashtë radhazi për vendasit në kampionatin elitar italian.
Chievo rrezikoi fillimisht me një gjuajte nga distanca, por kaq ishte nga ata. Interi e mori lojën në dorë dhe pas disa rasteve të lehta erdhi dhe goli nga Ivan Perisic (39′).
Në minutën e 45-të edhe Joao Mario kishte rast për gol, por nuk arriti të fut topin në portën e zbrazët dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Mauro Icardi kishte rast të mirë për gol në minutën e 56-të, por Stefano Sorrentino bëri një pritje të mirë. Dy minuta më vonë Samir Handanovic ia mohoi një pritje të mirë ndaj Sergio Pellissier.
Në vazhdim Chievo tentoi diçka më shumë dhe në minutën e parë shtesë shënoi 39-vjeçari, Sergio Pellissier.
Interi renditet në vendin e tretë më 35 pikë, kurse Chievo vazhdon në fund me pesë pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Luciano Spallettit është kundër Napolit, ndërsa Chievo ndaj Sampdorias. /Telegrafi/
Ivan Perišić gets Inter on the board at Stadio Marc'Antonio Bentegodi. 1 nill Inter! #tlnsoccer #ChievoInter #SerieA pic.twitter.com/g7cZ8Jn4Qh
— TLN TV (@TLNTV) December 22, 2018
Can you believe it!!! What an incredible finish at Stadio Marc'Antonio Bentegodi!!! Sergio Pellissier with the flick, 1-1!! #tlnsoccer #ChievoInter #SerieA pic.twitter.com/TjPIeKJAfa
— TLN TV (@TLNTV) December 22, 2018