Milani është mysafir i Chievos për ndeshjen e javës së tetë në Serie A.
Dy skuadrat kanë pikë të barabarta (nga 13) dhe renditen në pozitat pesë, respektivisht, gjashtë në tabelë.
Vincenzo Montella do të shpresojë që njëmbëdhjetëshi i tij të luajë më mirë se skuadra e
Rolando Maran.
Formacioni startues i Chievos: Sorrentino; Cacciatore, Gamberini, Dainelli, Gobbi; Izco, Radovanovic, Castro; Birsa; Inglese, Floro Flores.
Formacioni startues i Milanit: Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli, Bonaventura; Suso, Lapadula, Niang.
/Telegrafi/