Telegrafi

Chievo-Inter: Formacionet zyrtare, Perisic nga fillimi

Pas fitores ndaj Udineses, Interi dëshiron të vazhdojë me rezultate të mira në Serie A.

Kundërshtari i ardhshëm i skuadrës zikaltër është Chievo, skuadër që renditet e fundit në tabelë me shumë barazime radhazi në xhirot e fundit.

Trajneri mysafir nuk ka bërë shumë ndryshime, por bie në sy rikthimi i Ivan Perisic nga minuta e parë.

Te vendasit nga minuta e parë luan shqiptari Përparim Hetemaj, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Cheivo: Sorrentino; De Paoli, Bani, Rossettini, Barba; Hetemaj, Rigoni, Kiyine; Giaccherini; Pellissier, Meggiorini.

Interi: Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio; Joao Mario, Brozovic, Nainggolan; Politano, Icardi, Perisic.

Aktualisht zikaltrit renditen në vendin e tretë me 32 pikë, kurse kjo të fundit (20) me vetëm katër pikë. /Telegrafi/