Telegrafi

Chievo 2-0 Inter: Notat e Lojtarëve, mësojeni notën e Hetemajt (Foto)

Chievo ka shkaktuar befasi në xhiron e parë të Serie A.

Skuadra e shqiptarit Përparim Hetemaj ka shënuar fitore para shikuesve të vetë në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” kundër  Interit me rezultat 2-0.

Golat e skuadrës nga Verona u shënuan nga mesfushori me tipare sulmuese, Valter Birsa, i cili shënoi fillimisht në minutën e 48-të, teksa golin e dytë në minutën e 81-të.

Lexo po ashtu Chievo e Hetemajt befason Interin (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë ishte golashënuesi i dyfishtë, Valter Birsa me notën 8.4, teksa notën më të ulët e pati portieri i Interit, Samir Handanovic, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/

Chievo:

Inter: