Chievo ka shkaktuar befasi në xhiron e parë të Serie A.
Skuadra e shqiptarit Përparim Hetemaj ka shënuar fitore para shikuesve të vetë në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” kundër Interit me rezultat 2-0.
Golat e skuadrës nga Verona u shënuan nga mesfushori me tipare sulmuese, Valter Birsa, i cili shënoi fillimisht në minutën e 48-të, teksa golin e dytë në minutën e 81-të.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.
Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë ishte golashënuesi i dyfishtë, Valter Birsa me notën 8.4, teksa notën më të ulët e pati portieri i Interit, Samir Handanovic, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/
Chievo:
Inter: