Juventusi ka arritur të fitojë në udhëtim te Chievo me rezultat 2-0, duke u bërë lider i përkohshëm i Serie A.
Zonja e Vjetër ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionatin italian edhe pas udhëtimit të tyre te Chievo.
Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Massimiliano Allegrit u shënuan nga Sami Khehira (67′) dhe Gonzalo Higuain (88′).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori brazilian, Douglas Costa, i cili u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët në ndeshje ishte mesfushori i vendasve, Samuel Bastien, i cili u notua me 5.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Përparim Hetemaj, i cili ishte ndër më të vlerësuarit te Chievo me notë 6.4. /Telegrafi/
Chievo:
Juventus: