Telegrafi

Chiesa zbulon idhullin e fëmijërisë dhe lojtarin aktual që pëlqen më shumë

Ylli i Juventusit, Federico Chiesa, zbuloi idhullin e tij të fëmijërisë, por edhe lojtarin aktual që preferon më së shumti.

Si idhull të fëmijërisë ai kishte yllin e Milanit, Ricardo Kaka, i cili në atë kohë ishte padyshim njëri prej më të mirëve në botë.

Chiesa prej lojtarëve aktual, ka një konsideratë të lartë për Kylian Mbappen.

“Si fëmijë kam pasur idhull Kaka, tani lojtari që më pëlqen më shumë është Mbappe. Kemi ndërruar fanellat së bashku”.

Lexo po ashtu Kriza e Juventusit, Chiesa mund të transferohet në Angli

“Në fushë ai është një lojtar klasi, të çarmatos me një lëvizje. E përdor topin me shumë lehtësi dhe një shpejtësi që e sheh te shumë pak lojtarë”.

“Pastaj është mjaft mirë edhe në aspektin e golave. Shënoi tre gola në një finale Botërori në moshën 23-vjeçare, çfarë mund të themi më shumë për Mbappen”,ka thënë Chiesa. /Telegrafi/