Telegrafi

Chiesa rikthehet pas një kohe të gjatë jashtë fushave, përfshihet në skuadër për ndeshjen ndaj PSG-së

Federico Chiesa është në listën e skuadrës së Massimiliano Allegrit për ndeshjen e sotme (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.Ylli italian është detyruar të mbetet jashtë fushave që kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju në muajin janar.

Allegri çuditërisht e përfshiu atë në listën e skuadrës për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së.

Trajneri i Bianconerëve tha të martën se Chiesa nuk është ende gati për të luajtur një lojë konkurruese, duke zbuluar se iu deshën katër ditë për t’u rikuperuar pas një miqësore të luajtur të enjten javën e kaluar.

Prandaj, italiani duhet të jetë sonte në stol, por nuk pritet të përfshihet në lojë.

Rikthimi i Chiesas në fushë për disa minuta mund të jetë në fundjavë ndaj Interit në Derby D’Italia në Serie A. /Telegrafi/