Telegrafi

Chiesa nuk ka frikë nga favoritët: Duam të shkojmë deri në fund, mposhtim edhe Francën apo Belgjikën

Italia është njëra nga Kombëtaret që po shfaqin futbollin më të mirë në Euro 2020.

‘Azzurët’ kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para, duke shënuar gjashtë gola dhe duke mos pranuar asnjë.

E falë paraqitjes fantastike në 180 minutat e para, Italia po shihet si njëra nga skuadrat favorite për ta fituar evropianin.

E për ecurinë e ‘Azzurëve’ ka folur edhe sulmuesi Federico Chiesa i cili ka deklaruar se qëllimi i tyre është t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.

Ylli i Juventusit ka thënë se ata nuk i frikësohen as dy favoritëve të mëdhenj si Belgjikës apo Francës.

“Ne duam t’i shkojmë deri në fundit evropianit dhe për të shkuar deri në fund, duhet të ndeshemi edhe me Belgjikën apo Francën. Ne mund të luajmë edhe kundër tyre, futbolli është i bukur dhe ne nuk kemi frikë”, tha Chiesa.

“Për të kuptuar nivelin që jemi duhet të përballemi me më të fortat”, tha Chiesa.

Italia sot përballet me Uellsin në ndeshjen e tretë të Grupit A, ku tanimë ‘Azzurët’ vetëm kanë siguruar kalimin nga ky grup. /Telegrafi/