Telegrafi

Chiesa mendon se Juventusi ishte më i mirë se Porto dhe e meritonte kualifikimin në çerekfinale

Federico Chiesa ka insistuar se Juventusi e ka merituar të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4-4 nga Porto, mirëpo për portugezët vlejti dy golshi si mysafir.

Porto ishte me dhjetë lojtarë që nga minuta e 54-të, mirëpo lojtarët e Andrea Pirlos nuk ia dolën të kalonin tutje edhe pse e fituan takimin 3-2.

“Nuk marr asgjë pozitive nga kjo mbrëmje. Dëshiroja që të kalonim tutje dhe kjo është një pendesë e madhe. Ne bëmë shumë për t’u kualifikuar dhe e merituar”, ka thënë Chiesa pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Porto bën befasinë e madhe – eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

“Juan Cuadrado goditi disa shtylla dhe nuk kishim fat. Nuk kaluam tutje dhe duhet të analizojmë se çfarë ndodhi, por në pjesën e dytë kishim një mentalitet tjetër dhe e dëshironim çerekfinalen”.

“Fokusi ynë tani mbetet Serie A dhe Kupa e Italisë, aty ku duhet të kemi një qëndrueshmëri më të fortë”, ka shtuar më tej anëtari i Zonjë së Vjetër që shënoi dy gola mbrëmë. /Telegrafi/