Frederico Chiesa është prezantuar zyrtarisht si lojtar i Liverpoolit dhe tani ka ndarë mendimet e tij për përfundimin e lëvizjes.
Transferimi i tij i ka kushtuar klubit anglez rreth 15 milionë euro, përfshirë bonuset nga Juventusi.
“Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Liverpoolit”, deklaroi fillimisht Chiesa.
“Kur Richard Hughes më thirri dhe më tha: ‘A dëshiron të bashkohesh me Liverpoolin?’ dhe më thirri edhe më pas edhe trajneri”.
“Unë thashë po menjëherë sepse e di historinë e këtij klubi, e di se çfarë përfaqëson për tifozët”.
“Pra, unë jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj”, potencoi më tej italiani
Chiesa do ta bartë te Liverpooli fanellën me numër 14 në fanellë. /Telegrafi/