Giorgio Chiellini është duke u stërvitur me ekipin e parë të Italisë dhe pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Belgjikës.
Të premten në Allianz Arena ne Munih zhvillohet ndeshja çerekfinale e ‘Euro 2020’ ndërmjet dy gjigantëve evropianë të futbollit.
Mbrojtësi veteran ishte lënduar në ndeshjen grupore ndaj Zvicrës më 16 qershor, ndërsa nuk ishte as në bankën rezervë në takimet ndaj Uellsit dhe Austrisë.
Ai tashmë është kthyer në stërvitje me ekipin e parë dhe pasditen e të mërkurës është parë duke u stërvitur.
Sipas Sky Sport Italia, Roberto Mancini do të startojë me ekipin e njëjtë që luajti ndaj Austrisë me ndryshimin e vetëm duke inkuadruar Chiellinin në vend të Francesco Acerbit. /Telegrafi/