Telegrafi

Chiellini: Ndeshja kundër Maccabit, moment kthyes

Bianconerët kanë barazuar në të dyja ndeshjet e Grupit A, kundër Bordeaux dhe Bayern Munichut, ndërsa kanë nevojë për fitore, ashtu që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim.

Chiellini ka krahasuar gjendjen me sezonin e kaluar, kur kishin pësuar dy humbje radhazi në Serie A, ndërsa kishin arritur të riktheheshin kundër Real Madridit duke e mposhtur brenda dhe jashtë.

“Duhet të luajmë kundër Maccabit sikurse luajtëm kundër Realit vitin e kaluar. Kjo ndeshje, dhe ajo e radhës në Tel Aviv janë vendimtare, dhe ne duhet të fitojmë”, ka thënë mbrojtësi italian për faqen zyrtare të Juves. /Telegrafi/