Mbrojtësi i Juventusit është lënduar në derbin ndaj Napolit në fundjavë.
Nuk kanë të ndalur problemet për Giorgio Chiellinin. Qendërmbrojtësi i Juves, është lënduar sërish të shtunën ndaj Napolit dhe është dashur të zëvendësohet pas 40 minutave lojë.
Klubi nga Torino ka njoftuar se Chiellini do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve dhe Chievos në Serie A dhe do të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve.
“Gjatë mëngjesit të së hënës, Giorgio Chiellini i është nënshtruar testeve mjekësore ku është përcaktuar një lëndim në këmbën e tij të djathtë”.
“Lojtari pritet të kthehet pas pushimit të ndeshjeve me kombëtare”, thuhet në njoftimin e klubit. Juventusi prinë në Serie A me 27 pikë pas 11 xhirove të para.