Giorgio Chiellini do të luajë ndeshjen e tij të 100 me Kombëtaren italiane, në përballjen ndaj Portugalisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ai kishte debutuar më 17 nëntor të vitit 2004.
Roberto Mancini ia ka besuar shiritin e kapitenit mbrojtësit të Juventusit.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar, që do të luaj ndeshjen e 100 me Italinë”.
“Të luash për kombëtaren, është një nder i veçantë dhe një ëndërr për të gjithë, ndaj nuk e kisha imagjinuar se do të arrija në shifrën e 100 prezencave”.
“Unë mendoj se nga Kombëtarja nuk mund të tërhiqesh asnjëherë. Thjesht duhet të jesh gati dhe t’i përgjigjesh çdo thirrjeje për grumbullim”.
“Largimi nga kombëtarja vjen vetëm kur trajneri nuk të merr në konsideratë dhe unë marr ende ftesa, ndaj do të jem i gatshëm të jap më të mirën time”.
“Natyrisht që nuk do të jem përjetësisht këtu, por Mancini po punon mjaft mirë në drejtim të rinovimit dhe e ardhmja duket e bukur dhe premtuese”, ka thënë mbrojtësi Chiellini. /Telegrafi/