Telegrafi

Chiellini lëvdon Militon

“Interi demonstroi meritë të plotë në Ligën e Kampionëve pasi që mposhti Chelsean, Barcelonën dhe Bayern Munichun. Nuk e mbështeta askënd të shtunën mbrëma, por është e drejtë të nderoj palët kur është nevoja”.

“Diego Milito ishte fantastik këtë sezon, duke qenë vendimtar në tri ndeshjet kryesore të sezonit. Edhe pse ai u poq vonë, më duhet të them se ai definivitisht ka arritur në skenën botërore”, theksoi Chiellini. /Telegrafi/