Telegrafi

Chiellini: Juventus po rikthehet

Juve pati një krizë të vogël në disa ndeshjet e kaluara, por mbrëmë fitoi tre pikë të rëndësishme në udhëtimin te Siena, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë në këtë ndeshje dhe e bëmë këtë. Loja jonë ndoshta nuk është e mirë për t’u parë, por ne vazhdimisht krijuam shanse. Fituam tre pikë të mëdha”, ka thënë Chielini.

“E dimë se duhet të përmirësohemi, por shpirtin që treguam në fushë tregon se jemi në rrugë të duhur. Juventusi i vërtetë rikthehet dhe unë jam i sigurt se ne mund të luftojmë për titull deri në fund”, ka përfunduar italiani./Telegrafi/