Giorgio Chiellini do të humbasë ndeshjen e së dielës në Euro 2020 kundër Uellsit me një problemi me muskuj, shkruan Sky Sport Italia.
36-vjeçari pësoi një dëmtim dhe u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes kundër Zvicrës, ku italianët fituan 3-0.
Chiellini iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Firence sot dhe megjithëse dëmtimi i tij nuk është ‘serioz’, ai pritet të humbasë ndeshjen e ardhshme kundër Uellsit të dielën.
Chiellini, salta Italia-Galles per infortunio: le news dalla Nazionale#SkyEuro2020 #ItaliaGalles #Chiellini https://t.co/StcK1AZYiN
— skysport (@SkySport) June 17, 2021
Sipas Sky Sport Italia, kushtet e tij fizike do të vlerësohen çdo ditë dhe është ende e paqartë nëse ai do të rikuperohet me kohë për ndeshjen e parë të eliminimit direkt, apo për çerekfinale.
Italia është kualifikuar në fazat e eliminimit pa e zhvilluar lojën e fundit, ndërsa një barazim kundër Uellsit të dielën do të ishte e mjaftueshme për të mbetur në krye të grupit.
Pavarësisht nëse Italia fiton grupin e tyre ose jo, ata do të luajnë në raundin e eliminimi direkt më 26 qershor. /Telegrafi/