Telegrafi

Chiellini: Do ta mposhtim Palermon që të jemi të qetë

“Do të shkojmë në Palermo për të fituar, ashtu që të jemi të qetë për ndeshjet ndërkombëtare”.

“Personalisht ndihem mirë në këtë pjesë të sezonit edhe pse nuk mund të reagoj gjithmonë mirë, pas kaq shumë ndeshjesh”.

Chiellini është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena, duke thënë se nuk është lehtë të luash kundër bavarezëve.

“Ishte e rëndësishme të nxjerrim një rezultat (pozitiv). Të luash kundër Bayernit nuk është lehtë. Ata kanë kualitet dhe përvojë”.

“Në pjesën e dytë ishim më të mirë dhe u baraspeshuam me ata. Madje kemi mundur të fitojmë. Por barazimi ishte rezultat i drejtë”, ka shtuar italiani.