Telegrafi

Chiellini: Del Piero është shembull për të gjithë

“Sot (të hënën) kapiteni ynë Alessandro Del Piero ka mbushur 35 vjet, dhe unë dëshiroj t’ia dërgoj urimet më të sinqerta”.

“Ai është një shembull për të gjithë ne, jo vetëm si lojtar por edhe si person”, ka thënë Chiellini për faqen zyrtare të Juves.

Gjatë këtij fillimsezoni, Del Piero ka pasur probleme me lëndimet dhe nuk ka mundur të luajë, ndërsa rikthimi i tij do të ndodhë pas dy javësh kundër Udineses. /Telegrafi/