Telegrafi

Chicharito: Sir Alex ende më shkruan

Ish-sulmuesi i Manchester United, Chicharito, thotë se ish-bosi i tij Sir Alex Ferguson ende po mban kontakte me të.

Meksikani u bë më i dashuri i tifozëve nën drejtimin e skocezit, por që më pas u largua duke mos arritur të bindë Van Gaalin.

“Për mua ai është më i miri. Ai më dha rastin që të realizoj ëndrrën time, që të luaj në Evropë për një prej klubeve më të mira ndonjëherë. Kështu që, jam i lumtur që kam pasur kontakt me të”.

“Unë gjithmonë e them këtë në secilin moment. Unë mbes në kontakt me të. Kur ne luajtëm në Ligën e Kampionëve para ndeshjes ndaj Atletico Madridit ne kemi pasur kontakt. Kur isha te Reali kam biseduar personalisht me të. Ai më thotë gjëra të mira”, u shpreh Chicharito. /Telegrafi/