Ylli i West Ham Unitedit, Javier Hernandez u martua fshehurazi me të dashurën me ndikim në Instagram në një ceremoni private.
Sarah Kohan është shtatë muaj shtatzënë me fëmijën e saj të parë me sulmuesin 30-vjeçar të Meksikës.
Kohan, 24 vjeç, konfirmoi se është martuar në një ceremoni private në Chula Vista, California javën e kaluar.
“Po ne u martuam. Asgjë nuk kemi çfarë të fshehim. Fundjavë e lumtur për të gjithë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Hernandez, i njohur me pseudonimin ‘Chicharito’, ishte lojtari i parë meksikan që iu bashkua Manchester Unitedit.
Ai gjithashtu ndau një fotografi të bashkëshortes me pesë milionë ndjekës në Instagram, duke pyetur “djalë apo vajzë”? /Telegrafi/