Telegrafi

Chicharito dëshiron të jetë titullar

 Chicharito shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë një fitore të madhe Uniedit, pasi rivali direkt për titull, Manchester City pësoi humbje nga Sunderlandi.

“Pyesni secilin lojtar në botë dhe ata do t’iu thonë se dëshirojnë të luajnë në secilën ndeshje. Por, konkurrenca në klub është e madhe. Është klubi më i madh në botë. Këtu janë pesë sulmues të cilët duan të jenë pjesë e ndeshjeve”.

“Unë dua që të tregoj veten se duhet të luaj nga minuta e parë”, është shprehur Javier Hernandez. /Telegrafi/