Telegrafi

Chicarito te PSG

Sulmuesi meksikan, Javier Hernandez – Chicarito është pranë largimit nga Bayer Leverkusen.

Forma e mirë në dy vitet e fundit në Bundesliga ka bërë që meksikanit t’i rritet dukshëm vlera.

28-vjeçari është bërë objektiv i kampionit aktual të Francës, Paris Saint Germain.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se dy klubet, PSG dhe Leverkusen kanë filluar negociatat për transferimin e Chicaritos në kryeqytetin francez.

Ish-anëtari i Real Madrid dhe Manchester United ka një kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2018.

‘Aspirinat’, për ta lënë të lirë yllin e tyre janë duke kërkuar rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/