Mbrëmë janë zhvilluar tre ndeshje të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Chicago Bulls po vazhdon të befasojë në fazën e ‘Play-Off’, ku sërish ka triumfuar kundër skuadrës më të mirë të Konferencës së Lindjes gjatë sezonit të rregullt të NBA-s.
Bullsat triumfuan me rezultat 111:97 kundër Boston Celtics, duke udhëhequr 2-0 serinë e çerekfinaleve, transmeton Telegrafi.
Jimmy Butler dhe veterani Dwyane Wade bënë diferencën në parket për Chicago, duke realizuar nga 22 pikë secili në këtë triumf.
Për Bostonin u dallua Isaiah Thomas, i cili realizoi 20 pikë, por që mbetën për statistikë.
Në anën tjetër Toronto Raprtors barazon 1-1 serinë e çerekfinaleve, pas fitores 106:100 kundër Milwaukee Bucks.
DeMar DeRoza te skuadra kanadeze realizoi 23 pikë ndërsa një më pak Kyle Lowry. Për miqtë u dallua Giannsi Antetokounmpo, i cili regjistroi ‘double-double’ me 24 pikë e 15 kërcime.
Barazim 1-1 në serinë e çerekfinaleve edhe në përballjen mes Los Angeles Clippers dhe Utah Jazz, me kalifornianët që fituan 99-91. Blake Griffin shënoi 24 pikë ndërsa Chris Paul shtoi 21 për Clippersat. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1zBg7jKZJC4