Mbrëmë janë zhvilluar tre ndeshje në ligën më të forte të basketbollit në botë.
Chicago Bulls ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes duke triumfuar kundër nënkampionit të NBA-së.
https://www.youtube.com/watch?v=CRIKCfJQxQQ
‘Demat’ ishin më të mirë në parket pas periudhës së parë, e cila i solli fitore me rezultat 94:87, transmeton Telegrafi.
Bobby Portis regjistroi ‘double-double’ në saje të 17 pikëve dhe 13 kërcimeve ndërsa basketbollisti më efikas te Bulls ishte Jimmy Butler me 22 pikë.
Te Golden State, megjithëse Stephen Curry realizoi 23 pikë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për fitoren e radhës së Warriors. Klay Thompson shtoi 13 pikë dhe një pak Draymond Green.
Pas kësaj, Bulls ka bilanc prej 31 fitoreve dhe 30 humbjeve ndërsa Golden State ka 50 fitore dhe 11 humbje.
Në ndeshjet tjera, Phoenix Suns triumfoi me shtatë pikë diferencë kundër Charlotte Hornets me rezultat 120:103.
https://www.youtube.com/watch?v=iFilPHir5HI
Edhe Portland Trailblazers shënoi fitore ndaj Okahoma City Thunders me rezultat 114:109, megjithëse Russell Westbrook ishte në formë të lartë duke realizuar 45 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=i4kfcRJXbDE