Telegrafi

Chicago rikthehet te fitoret, humbje për dy skuadrat nga LA

Chicago Bulls është rikthyer te fitoret në NBA pas katër humbjeve të njëpasnjëshme.

Edhe pse në mungesë të dy yjeve të skuadrës si Zach LaVine dhe Lonzo Ball, Bulls kanë triumfuar ndaj Cleveland Cavaliers.

Pas 48 minutave në United Center të Chicagos, Bulls triumfuan me 13 pikë diferencë, 117:104.


DeMar DeRozan ishte fantastik në këtë sfidë me 30 pikë, shtatë asistime e dy kërcime.

Ndeshje të mirë për vendasit zhvilloi edhe qendra malazeze Vucevic me 24 pikë, 12 kërcime e tre asistime.

Ndërkohë kanë pësuar humbje dy skuadrat nga Los Angelesi, Lakers dhe Clippers.

Lakers u mposhtën në shtëpi nga Indiana Pacers me rezultat 104:111.

Ndërkohë humbje në udhëtim ka pësuar LA Clippers te Denver Nuggets me rezultat 130:128. /Telegrafi/