Telegrafi

Chicago i falet Butlerit, me fitore në vendin e gjashtë (Video)

Chicago Bulls ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit në shtëpi ndaj rivalit direkt në konferencën lindore, Atlanta Hawks, me rezultat 106-104.

Ndeshja ishte e barabartë në secilin fraksion të lojës, përpos në çerekun e tretë ku Haëks krijuan diferencë të madhe dhe u mendua se mund të fitonin.

Megjithatë, në skenë u shfaq Jimmy Butler me 33 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime, kurse u ndihmua nga Rajon Rondo me 25 pikë, 11 kërcime, 6 asistime dhe 3 topa të vjedhur.

Te Atlanta ishte Schroder ai që realizoi plot 29 pikë, përcjellë nga double-double i Hoëard me 13 pikë e 12 kërcime.

Chicago kështu arrin të kapë vendin e gjashtë, por është në luftë të madhe me tri skuadra për një vend në playoff teksa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar. /Telegrafi/