Telegrafi

Chicago dhe Miami marrin fitoret e radhës në NBA

Janë zhvilluar 10 ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Chciago Bulls ka marrë fitoren e radhës ndaj Toronto Raptors, fitore që ishte e 30-ta këtë edicion.

‘Demat’ kanë arritur të triumfojnë me gjashtë pikë epërsi 111:105 ndaj Raptors në një ndeshje mjaftë interesante.

DeMar DeRozan ishte më i miri në këtë takim me 29 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Zach LaVine me 23 pikë si dhe qendra malazeze Vucevic me 17 pikë e 15 asistime.

Fitore ka shënuar edhe Miami Heat që para tifozëve të vet ka mposhtur New York Knicks me 14 pikë epërsi 110:96. /Telegrafi/