Telegrafi

Chicago Bulls shijon fitore kundër Boston Celtics (Video)

Dueli i parë i stinorit ka filluar me fitore për Chicago Bulls.

Të udhëhequr nga përforcimi i ri (i rikthyer në shtëpi), Dwyane Wade dhe Jimmy Butler, demat e Chicagos kanë mposhtur Boston Celticsët 105-99, në duelin më interesant të mëngjesit të sotëm në NBA.

Butler përfundoi duelin me 24 pikë të shënuara e 7 kërcime, ndërsa Wade kontribuoi me 22 pikë, 6 kërcime e 5 asistime në fitoren e parë të demave këtë stinor.

Në anën tjetër, 25 pikë e 4 asistime të Isaiah Thomasit nuk mjaftuan për Bostonin që shënoi disfatën e parë të stinorit pas dy ndeshjeve.

Rezultatet tjera:

Atlanta 114-99 Washington
Portland 106-114 L.A. Clippers
Sacramento 94-102 San Antonio /Telegrafi/