Sot, në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, ku tre fitore i kanë shënuar vendasit ndërsa vetëm një ekipi mysafirë.
E pikërisht këtë fitore si mysafirë e ka shënuar Chicago Bulls, e cila triumfoi kundër Brooklyn Nets me një diferencë prej 30 pikëve, përkatësisht 118:88.
https://www.youtube.com/watch?v=lt7S6-WRzdE
Jimmy Butler udhëhoqi Bullsat drejt fitores së re në kampionatin e NBA-së me 22 pikë dhe 6 kërcime, Gibson realizoi ‘double-double’ me 14 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Dwayne Wade shtoi 12 pikë, 4 asistime dhe 3 kërcime, raporton Telegrafi.
Nga ana tjetër, Bogdanovic kishte 15 pikë dhe 3 kërcime ndërsa Lin 14 pikë dhe 4 asistime.
Kujtojmë se Bullsat kanë një start fantastik duke shënuar tre fitore në po aq ndeshje, ndërsa Netsat kanë vetëm një fitore dhe tre humbje. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Atlanta 106-95 Sacramento
https://www.youtube.com/watch?v=wj22IsTFi3I
Toronto 108-105 Denver
https://www.youtube.com/watch?v=_gViZiasNsk
L.A. CLippers 116-88 Phoenix
https://www.youtube.com/watch?v=jwihAGV7BWE