Telegrafi

Chicago Bulls mposhtet në shtëpi

 Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante, me vendasit që dominuan qerekun e parë, mirëpo në fund të pjesës së parë ishin mysafirët që kishin epërsinë. Një ofensivë e vendasve në fund të ndeshjes prej 29-16 bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Në vazhdime triumfuan mysafirët dhe sfida mbaroi me rezultat 85 – 82.

Më i miri për Chicagon ishte Boozer i Chicagos me double-double fantastik prej 17 pikësh dhe 14 kërcimesh, ndërsa i mirë ishte edhe Gibson me 10 pikë dhe 12 kërcime.

Ndërsa në gjithë takimin shkëlqeu Marc Gasol me 19 pikë, i pasuar nga bashkëlojtarët Gay me 16 pikë dhe Randolph që realizu double-double prej 13 pikësh dhe 19 kërcimesh. /Telegrafi/