Telegrafi

Chicago Bulls gati ta marrë Chris Boshin nëse mund të luajë sezonin tjetër

E ardhmja e Chris Bosh në NBA është ende në dyshim të madh.

Një nga basketbollistët më të mirë të viteve të fundit që aktualisht luan për Miamin, ka kohë që është jashtë parketit për shkak të problemeve me gjakun.

Por, nëse ai mund të luajë sezonin tjetër, atëherë aty është një klub i madh që po pret me interesim për të.

Chicaco Bulls raportohet se tashmë po bën gati terrenin që të joshë lojtarin drejt United Center.

Ai është i pari në listën e Chicagos për sezonin e ri nëse ai konfirmohet për sezonin tjetër, ka konfirmuar Marc Stein nga ESPN.

Mbetet të shihet nëse Bosh, dy herë fitues i titullit të kampionit të NBA me Miami Heat do të ribashkohet me Dwyane Wade te Chicaco sezonin tjetër. /Telegrafi/